Dita e sotme shënon 20-vjetorin e sulmit shkatërrues të 11 shtatorit në SHBA, që la pas 2,996 njerëz të vdekur dhe më shumë se 6 mijë të plagosur.
Dita e tmerrshme nisi pas përplasjes së një avioni me katin 93-99 të Kullës Veriore në orën 8:46 të mëngjesit, në World Trade Center.
Pak minuta më vonë, në orën 9:03, një tjetër avion pasagjerësh u përplas me katin 75-85 të Kullës Jugore.
Të gjithë pasagjerët në bordin e dy avionëve, mbetën të vdekur në vend pas përplasjes.
Brenda një ore nga sulmet në Kullat Binjake, një avion i tretë u përplas në Pentagon, në Uashington.
Në kohën e sulmit të parë në Kullën e Veriut, atëherë presidenti George W. Bush po merrte pjesë në një aktivitet me të rinj.
Diskutimi i tij me studentët e rinj përfundoi shpejt, ndërsa ai shkoi në një klasë bosh për të marrë përditësime mbi situatën.
Mediat amerikane kanë sjellë disa foto të rralla të presidentit George W. Bush ditën e sulmit terrorist. (TemA)