Me pyetjen “Edhe sa të tjera?”, Erion Braçe i revoltuar ka reaguar lidhur me vrasjen makaber të shënuar në Fier mbrëmjen e djeshme.
Zëvendëskryeministri në detyrë, e ka quajtur vrasësin e vajzës dhe nënës së re, vetëm 23 vjeç, një kafshë burrë, i cili ia mori jetën teksa ajo po hante bukë pas një dite të lodhshme pune.
Akuzat e Braçes nuk bien vetëm mbi dorën e kriminelit, Elton Metaj por edhe mbi drejtësinë. I habitur, ai nuk mund të besojë se pikërisht ky njeri, është arrestuar vetëm 1 vit më parë për pengmarrje në të njëjtën shtëpi, të së njëjtës grua, ndërsa sot është i lirë…i lirë të vazhdojë krimin e nisur!
I revoltuar, mes rreshtave të tij ai kërkon që dikush të mbajë përgjegjësinë e kësaj tragjedie, një prokuror? apo një gjyqtar?!
Përveç vrasësit dhe drejtësisë, sipas zëvendëskryeministrit në detyrë fajin e ka edhe kultura mizerable siç e quan ai e dhunës ndaj vajzave dhe grave.
Kultura e Dhunës e kultivuar ndër vite! Në këtë moment Braçe solli në vëmendje rastin e ditës së djeshme, në seancën e Kuvendit ku sipas tij një “tufë burrash u eksituan në të njëjtën akt dhune” duke grisur fletët e votimit.
“U irrituan shume ca plehra politike-disa e shprehen e disa e mbajtën përbrenda për te mos e harruar, një status timin rreth një seriali te degraduar ne dhune nen moton: GRATË VDESIN SI BURRAT POR BURRAT JO, RINGJALLEN!”, shkuan Braçe në rrjetin e tij social Facebook.
Në reagimin e tij lidhur me vrasjen e vajzës së re nga ish-bashkëshorti në Fier, ai nuk ka lënë pa ironizuar faktin që do të jetë pjesë e qeverisë edhe për pak kohë duke thënë “A ka mundësi të di unë, meqë jam edhe ca dite me demek zëvendësudhëheqës”.
g.kosovari