Teuta e ka nisur në mënyrën më të mirë mbrojtjen e titullit kampion. Durrsakët kanë mundur minimalisht 1-0 Partizanin në sfidën hapëse të Kategorisë Superiore.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 18 nga Gorgiev, që përfitoi nga një gabim i portierit të Partizanit, Alban Hoxha. Ky i fundit në tentativë për të larguar topin e përplasi tek sulmuesi i Teutës me topin që përfundoi në rrjetë. Kjo ndeshje do hyjë në histori për futbollin shqiptar, pasi për herë të parë u aplikua sistemi VAR që madje vendosi për një penallti në favor të Partizanit.
Por Junior nuk u tregua i saktë duke e dërguar topin jashtë. Kështu Teuta merr tre pikët e para në kampionat, ndërsa Partizani nuk e nis ashtu si do dëshironte edicionin e ri.
g.kosovari