Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë detaje të tjera nga nisma e tij pas vendimit të Bashës që e përjashtoi atë nga PD.
I ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Berisha tha se para 3 ditësh, Basha e kishte kontaktuar me të dhe e kishte pyetur për dekriminalizimin.
Berisha deklaroi se pas këtij vendimi do filloj takimet në mabrë Shqipërinë. Ish-kryeministri u përgjigj në lidhje me aksionin që do të marrë kundër Bashës.
“Aksioni im kundër Lul Bashës është rivendosja, konsulta, debati me anëtarët e PD, aktivistët e PD, drejtues të PD, së pari për mënyrën sesi Lulzim Basha vendosi duke shkelmuar çdo pikë, rregull staturor. Së dyti, lulzim Basha me këtë veprim, me një akt pabesie synonte pa asnjë diskutim të hapë rrugën e bashkëpunimit me Edi Ramën. 100 përqind i besoj marrëveshjes me Edi Ramën. Kam pasur dyshime, por nuk e kam ditur se ka marrëveshje”, tha Berisha.
g.kosovari