Ish- ministri i LSI Ylli Manjani, ka reaguar pas situatës së krijuar në Kuvend, ku deputetët e opozitës grisën fletët e votimit për emërimin e Lindita Nikollës, në krye të Kuvendit.
Manjani shkruan se grisja e fletëve të votimit nuk e mbulon aspak faqen e zezë të vendimeve të natës, duke iu referuar përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi Parlamentar i PD.
“Me thënë të drejtën Lindita Nikolla është gjetje për të drejtuar Kuvendin.
Personalisht më vjen mirë për Linditën dhe i uroj suksese!
Kjo grisja e fletëve të votimit nuk e mbulon aspak faqen e zezë të vendimeve të natës…
Të bësh deal me Ramën e të zihesh me Linditën, kot pa lidhje, s’ka asnjë kuptim.
Apo ke faj o Sali, ke faj..!”, deklaroi ish ministri i LSI.
/m.j