Presidenti Ilir Meta ka uruar kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla për marrjen e detyrës.
Në një status në rrjetet sociale Meta shprehet se më në fund janë mbyllur dy vitet më të errëta të historisë sonë parlamentare në këto tre dekada. Ai shprehet se tani asnjë sekond bojkot nuk ka vlerë dhe kuptim.
“Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë!
Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.
Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim! Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, shkruan Meta.
/b.h