Lindita Nikolla është zyrtarisht kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Me 79 vota pro dhe katër kundër ajo ka marrë zyrtarisht detyrën.
Ky moment është shoqëruar me ovacione nga socialistët. Në momentin e marrjes së detyrës, kryeministri Edi Rama e ka përqafuar për ta uruar ndërsa socialistët e tjerë janë ngritur në këmbë duke duartrokitur.
Rezultati nuk është pritur mirë nga demokratët, të cilët pasi i bien për disa sekonda tavolinave në mënyrë që të pengojnë fjalimin e Nikollës, largohen nga Kuvendi.
/m.j