Ish-kandidatja për kryetare e së djathtës Edith Harxhi, ka folur për situatën në PD, pas përjashtimit të ish kryeministrit Sali Berisha.
Në një lidhje me Top Talk, ajo tha se PD duhet rithemeluar, Basha të japë dorëheqjen dhe të shkohet urgjentisht në zgjedhje.
“Kam theksuar që PD duhet rithemeluar. Është jo ekzistente në shumë përmbajtje.
Kjo nuk është thjesht për vendimin antistatuor të marrë mbrëmë nga zoti Basha, por se është kthyer e tillë për një kohë të gjatë.
Sot jemi në një situatë ku shoh një ngritje të moralit të shumë demokratëve që reagojnë kundër vendimit të Bashës.
Kjo ka bërë që të zgjohen struktura dhe ata që ishin larguar nga kohë. Kjo ishte shkëndija për të bërë të mundur ringritjen e PD.
Është një zgjim i strukturave të PD dhe atyre që nuk funksionon prej shumë kohësh sepse panë fytyrën e vërtetë të Lulzim Bashës që vendosi interesin e vet mbi partinë.
Herët a vonë Basha do duhet të japë dorëheqjen. PD duhet të futet urgjentisht në zgjedhje të drejta”, theksoi Harxhi.
/b.h