Covid 19 po përhapet gjithnjë e më tepër mes të rinjve. Rreth 32 % e rasteve pozitive janë nga 25 deri në 45 vjeç. Mosha që sipas epidemiologut Artan Simaku nga Instituti i Shëndetit Publik po refuzon më shumë vaksinën.
Përhapje me e madhe e koronavirusit po vihet re në zonat turistike. Në 30 bashki të vendit kurba e të infektuarve po vijon ngjitjen ndërsa ditët e fundit janë shënuar rreth 1 mijë të prekur informon abcnews. Megjithatë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë së vendi nuk ndodhet në situatë kritike.
Për shkak të situatës epidemiologjike Bashkimi Europian e hoqi Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta. Por për specialistët e Institutit të Shëndetit Publik vendi ynë paraqitet më mirë se rajoni.
Shqipëria është përfshirë nga vala e katërt e pandemisë. Specialistët parashikojnë rritje të infektimeve përgjatë vjeshtës dhe dimrit. Pavarësisht se ato mendojnë se kjo do të jetë një valë më e butë se ato që kaluam apelojnë për të marrë dy dozat anti Covid dhe për të respektuar masat mbrojtëse.
/m.j