Dy persona kanë humbur jetën tragjikisht në Tiranë ditën e sotme. Policia bën me dije se një 81-vjeçare është rrëzuar nga shkallët e pallatit ku banonte në rrugën ‘Ali Demi” dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se ka humbur jetën edhe një 28-vjeçar, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët të pallatit ku banon dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasja S. B, 81 vjeçe.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.
/b.h