Në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka përfunduar identifikimi i trupave të sjellë nga Tetova, pas zjarrit që përfshiu spitalin ku po kuroheshin pacientë të sëmurë nga Covid-19.
“Me ndihmën e DNK analizës janë identifikuar trupat e 14 viktimave të cilët humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në spitalin modular të Tetovës. Është kryer obduksion edhe ndaj një pacienteje më të re, trupi i së cilës është sjell në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar për Dojçe Vele, Aleksandar Stankov, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Nga Stankov bëhet me dije se identifikimi i trupave është kryer me ndihmën e familjarëve të viktimave, MPB-së dhe Njësitit për hetime.
/a.r