Partia Socialiste ka vendosur sot se cilët do të jenë deputetët e saj që do të drejtojnë Komisionet Parlamentar.
Bëhet me dije se PS ka vendosur që në krye të Komisionit të Ligjeve të jetë Klotilda Bushka, ndërsa Komisioni i Ekonomisë do të drejtohet nga Eduart Shalsi.
Mimi Kodheli, e cila zëvendëson Najada Çomon në Kuvend do të marrë drejtimin e Komisionit të Politikës së Jashtme.
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese dhe Tregtinë i është besuar Arben Pëllumbit, i cili u zhvesh nga funksioni që kishte në parti.
Deputeti Nasip Naço do të drejtojë Komisionin e Sigurisë, ndërsa ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do të drejtojë Komisionin e Integrimit.
Po ashtu bëhet me dije se Klotilda Spahiu do të jetë nënkryetare të Shëndetësia, ndërsa Petro Koçi tek Media.
Lindita Nikolla do ta ndajë drejtimin e Kuvendit me Ermonela Felajn, e cila do të jetë nënkryetare.
/a.r
Tabaku, Vokshi dhe Gjekmarkaj… Kush do t’i drejtojë Komisionet që i takojnë opozitës