Një person në Austri ka mbajtur për më shumë se një vit kufomën e nënës së tij në bodrum me qëllim që të vijonte të merrte pensionin e saj.
Gruaja 89-vjeçare, mendohet të ketë vdekur nga shkaqe natyrore në qershor të vitit të kaluar.
Autoritetet austriake thonë se djali i saj, 66 vjeçar thuhet se e kishte vendosur trupin e saj në bodrum dhe kishte përdorur akull dhe fasha për të eliminuar erën, duke e mumifikuar.
Policia dyshon se ai mund të ketë marrë në mënyrë të paligjshme rreth 50,000 € pagesa.
Mashtrimi u zbulua vetëm pasi djali refuzoi kërkesën e një postieri të ri që kërkonte të shihte të moshuarën përpara se të jepte pensionin.
g.kosovari