Nga Edmond Arizaj
Koha që PD të bëhet e madhe!
Asnjë demokrat të mos mendojë se Rama do t’i falë ndonjë gram pushtet Bashës.
Ndaj, ata duhet të ulen e të bëjnë hesapet. Duan të rrinë në opozitë derisa t’i dalë mjekra Zaho Ramës, se derisa të zbardhet i gjithë Edi Rama duket e sigurtë, apo duan ta thyejnë murin e votave të socialistëve.
Veprimi i djeshëm i Bashës, sado jo i një burrështetasi, sado jo luajal, sado jo plotësisht i ndërgjegjshëm, është për t’u respektuar.
Të flasësh kundër Berishës nga brenda PD ka qenë e frikshme, shumë aty që sot janë me të sërish, mund ta vërtetojnë.
Një vendim si i Bashës, pavarësisht mbështetjes së hapur amerikane, është si tërmet në PD.
Ndoshta paralajmëron fundin e një epoke jo aq të mirë për vendin, së bashku me gjithë rrënjët plot gunga që ka lënë ngado.
Është për të ardhur keq që “këmbëzën” e tërhoqi dikush si Basha, pa asnjë meritë domethënëse, por së paku, kjo hap rrugën e evolucionit në Partinë Demokratike.
Është koha që kjo parti të bëhet e madhe. Për të mirën e të gjithë shqiptarëve.