Pas akuzave në hyrje të selisë së Kuvendit, ish-kryeministri Berisha, i përjashtuar tashmë nga Grupi Parlamentar i demokratëve ka gjetur edhe karrigën e tij në sallën ku zhvillohen seancat plenare.
Ai nuk mund të ulet në pjesën që i përket demokratëve, karriget në të djathtën e kryetarit të Kuvendit, kështu që është ulur në rreshtat e fundit.
Berisha shihet të jetë ulur në rrjesht me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në rreshtin e parafundit dhe ai që i ndan është Tritan Shehu. Pas tij duket Fatmir Mediut dhe aleatëve të PD-së.
g.kosovari