Partia Demokratike ka kaluar dje një ndër ditët më të vështira të saj, pasi lideri historik i vet u përjashtua nga partia.
Pas përfundimit të mbledhjes, e cila ka qenë e tensionuar, siç duket nga fotot e mëposhtme, të gjithë nxijnë e sterojnë, me ndonjë përjashtim tek tuk.
Megjithatë duhet thënë se nga 56 deputetë të PD-së, vetëm 7 kanë dalë në krah të Berishës, duke e konsideruar të gabuar përjashtimin e tij.
Pjesa tjetër e ka pranuar vendimin e Bashës.