Një 49-vjeçar është mbytur ditën e sotme në Durrës. Polica bën me dije se shtetasi me iniciale A.K. kapiten i një peshkarexhe ndodhej për peshkim në det, ndërsa është hedhur në ujë dhe si pasojë ka humbur jetën.
“Kapiteni i një peshkarexhë e cila ndodhej në det për peshkim, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se është hedhur në det e për pasojë është mbytur dhe ka ndërruar jetë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
/m.j