Vajza që shihni në këtë foto është viktima me moshën më të re e tragjedisë që ndodhi mbrëmjen e të mërkurës në spitalin Covid në Tetovë.
Vajza e re, nga pamundësia për të nxjerrë nënën e saj jashtë spitalit, ka mbetur edhe vetë brenda dhe është djegur së bashku me të ëmën.
Deri më tani, numri i viktimave nga tragjedia ka shkuar në 14, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.
Për shkak të dëmtimeve të rënda, disa viktima do t’u nënshtrohen analizave të ADN-së për t’u identifikuar.
/m.j