Aurora Dollenberg ka dhënë detaje ka për situatën epidemiologjike në vendin tonë dhe jo vetëm.
Mjekja që punon në Gjermani theksoi se imuniteti natyror ndaj Covid është më i mirë por kjo nuk të mbron nëse kanë kaluar 6 muaj, në të kundërt njerëzit duhet të vaksinohen.
Gjithashtu mjekja nuk kurseu kritikat për vendimin e qeverisë për të lënë kufirin gjatë verës pa masa kufizuese. Sipas saj kjo ka ndikuar në rritjen e shifrave në vendin tonë.
“Shqipëria për mua bëri gabim që gjatë verës nuk kishte asnjë masë kufizuese për turistët apo emigrantët që kthehen në vendin e tyre. Masat parandaluese duhet të ishin vendosur në kufi edhe gjatë verës, njerëzit që kanë ardhur për pushime në Shqipëri nuk kishte asnjë kufizim dhe kanë sjellë variantet e reja “Delta” dhe “Mu”. Shqipëria nuk patën asnjë kontroll dhe kjo ka kontribuar në rritjen e shifrave në Shqipëri mbi 500 në ditë. Doza e tretë nuk është aplikuar as në Gjermani, sepse kemi një popullsi të madhe që pret dozën e dytë. Nuk ka asnjë qeveri që i ka dhënë prioritet dozës së tretë të vaksinës”, tha fillimisht mjekja Dollenberg.
Nëna shtazan dhe fëmijë a duhet të vaksinohen? “Nga të dhënat e studimit në Gjermani po vaksinohen disa gra shtatzanë dhe fëmijët 12 vjeç. Mjekët na tregojnë që edhe në gra shtatzëna po aplikohet, dhe vaksina nuk krijon probleme shëndetësore. Është e sigurt dhe nuk ka asnjë rast komplikacioni. Shumë shpejt edhe fëmijët mund të nisin të vaksinohen .
Imuniteti sa zgjat? “Ata që kanë kaluar Covidin kanë vetëm 6 muaj mbrojtje madje edhe më të mirë se vaksina për variantet e reja “Delta” apo “Mu”. Por pas 6 mujorshit të parë edhe nëse e ke kaluar në mënyrë natyrale duhet të vaksinohesh me dy doza pasi nuk ke anti-trupa.
Masat për Covid, a mund të ndodhë ndonjë mbyllje tjetër e fortë e vendit? “Nëse vaksinohet dhe rritet përqindja e vaksinimit nuk do të ketë mbyllje të fortë por vetëm në nivele lokale. Në nivele kombëtare mbyllja totale është komplet e përjashtuar si mundësi. Nëse mbi 80 % e Europës vaksinohet atëherë kjo luftë është e fituar dhe mund të ngremë flamurin e fitores”, përfundoi mjekja.