Një familje në Britaninë e Madhe mori dhuratën më të bukur që mund të marrë ndonjëherë për Krishtlindje, një mrekulli të vërtetë. Vajza e familjes, vetëm një vjeç, u “kthye” nga vdekja, kur të gjithë i kishin humbur shpresat. Vetëm 5 muaj më parë, Franceska, 41 vjeç, dhe bashkëshorti i saj Lee Moore-Williams, 44 vjeç, shihnin me shpirt të dërrmuar teksa vajza e tyre 1-vjeçare jepte frymën e fundit.
Prindërit vendosën të bënin një foto të fundit me vajzën e tyre të dashur përpara se mjekët të fiknin aparatin e frymëmarrjes që mbante në jetë vogëlushen, pasi sipas këtyre të fundit, Bella, e shtruar prej kohësh në reanimacion për shkak të një sëmundjeje të rëndë, nuk mund të luftonte më tej.
Por vetëm 30 minuta pasi prindërit i dhanë lamtumirën dhe aparati i frymëmarrjes ishte fikur, Bella nisi të lëvizë këmbët me forcë dhe të bërtasë.
Pas një përmirësimi që i çuditi mjekët dhe prindërit, vogëlushja Bella i festoi Krishtlindjet me familjen në shtëpinë e saj.