Rodosi është tronditur nga raportimi i një të miture për tentativë përdhunimi nga partneri i nënës së saj.
Sipas mediave greke, 28-vjeçari shqiptar, banues në Ialyssos po gjykohet për tentativë përdhunimi dhe abuzimi me të mitur.
Nëna e 14-vjeçares së bashku me partnerin jetonin me tre fëmijët e saj, dy prej të cilëve nga një martesë e mëparshme, në një apartament në rodos që nga marsi i 2015-ës. Për të qëndruar vetëm me partnerin, ajo mori një shtëpi me qira për fëmijët e mitur të cilët do të ishin nën mbikqyrjen e motrës së saj.
Në qershor të vitit 2017, teksa ishin vetëm në shtëpi, 28-vjeçari dyshohet të ketë thërritur vajzën e mitur në dhomën e tij ku e priste i zhveshur dhe ka tentuar ta përdhunojë. Ajo e ka luftuar duke bërë që ai të bjerë në tokë dhe është larguar menjëherë.
E mitura ka treguar gjithashtu, se po gjatë kësaj periudhe është dhunuar fizikisht nga e ëma, e cila e sipas saj, e godiste me duar dhe objekte si shufra fshese, në pjesë të ndryshme të trupit. Nëna dyshohet ta ketë dhunuar të miturën pasi ajo nuk kishte mundësi të kujdesej për vëllezërit e vegjël për shkak të detyrimeve shkollore.
Dy të pandehurit i kanë mohuar akuzat e vajzës së mitur. Nëna ka thënë për policinë se vajza e saj po gënjen në mënyrë që të mund të jetojë me babain e saj biologjik, pasi ai i toleron sjelljet të cilat ajo vetë ia ka ndaluar./m.j