Në javën që lamë pas, vetëm në akset rrugore Kavajë-Rrogozhinë dhe Kavajë-Durrës janë gjobitur 102 shoferë të cilët kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia rrugore, janë konstatuar makina që lëviznin me shpejtësi mbi 167km/h.
Policia ka pezulluar 25 patenta për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe ka aplikuar gjoba të shumta.
NJOFTIMI
Në zbatim të detyrave dhe masave të përcaktuara në Planin operacional për rritjen e sigurisë rrugore përgjatë sezonit turistik e në vijimësi, Policia Rrugore e Kavajës, ka vijuar kontrollet intensive gjatë dy muajve të fundit duke përdorur radarin në rrugën interurbane Kavajë-Rrogozhinë e Kavajë-Durrës, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.
Gjatë kontrollit, në të dyja kahet e lëvizjes, gjatë sezonit turistik janë konstatuar shpejtësi deri në 167 km/h në kulmin e fluksit shumë të shtuar.
Si rezulatat i kontrollleve intensive vetëm javën e fundit janë pezulluar 25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara që varonin nga 129 km/h deri në 152 km/h.
Gjithashtu janë vendosur 102 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë po pa sanksionin plotësues , si dhe janë vendosur 8 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.
/b.h