Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 24 viktima si pasojë e Covid-19. Po ashtu, gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 9 raste të reja të infektuara me koronavirusin.
Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur se sot janë shëruar 3.266 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126,409.
NJOFTIMI
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
08 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës.
Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 13.084 testime, 1.029 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 3.266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409.
Në total numri i rasteve aktive është 22.223.
/m.j