Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, i befasoi të gjithë kur këtë vit vendosi të sprovojë veten edhe në aktrim.
Ajo u bë pjesë e një filmi të quajtur “Queenpins”, i cili u dha premierë javën e kaluar në Los Angeles.
“Queenpins” bazohet në një mashtrim prej miliona Dollarë që ndodhi në Phoenix, Arizona. Bebe luan rolin e Tempe Tina, një hakere e fortë që ndihmon Kristen Bell dhe Kirby Howell-Baptist me skemën e tyre të vjedhjes fiskale.
Në një intervistë të fundit, 32-vjeçarja foli për rolin e saj të parë në aktrim teksa e përshkroi me detaje rolin e saj.
“Duke luajtur këtë personazh, ajo është jashtëzakonisht e ngjashme me fytyrën time. Ajo është e gjitha për biznesin. Ajo nuk po përpiqet të humbasë kohë, po përpiqet të shkojë direkt te paratë. Të bëjë të hollat e saj. Të bëjë punën e saj dhe të lëvizë menjëherë. Kjo është ajo që më pëlqeu tek ky personazh”, u shpreh Bebe Rexha.
Sa i përket pyetjes “a ka vjedhur ndonjëherë diçka”, Bebe iu përgjigj: “Përveç kësaj, jo vërtetë! Unë jam frikacake për të vjedhur diçka”.
/a.r