Një lajm i trishtë vjen për ministrin rus të Emergjencave Civile, Yevgeny Zinichev, që ka humbur jetën gjatë një seance stërvitore në Arktik të Mërkurën. Reuters raporton se 55-vjeçari Zinichev, i cili kishte kryesuar ministrinë e Emergjencave Civile që nga viti 2018, vdiq ndërsa tentoi të shpëtonte jetën e dikujt tjetër.
Mediat ruse shkruajnë se “… Zinichev vdiq në mënyrë tragjike gjatë kryerjes së detyrave të tij zyrtare gjatë stërvitjeve ndër-departamentale për të parandaluar situatat e krizës në Arktik, duke tentuar të shpëtojë jetën e dikujt”.
Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit televiziv rus RT, tha se Zinichev kishte qëndruar në një parvaz me një kameraman i cili rrëshqiti dhe ra në ujë. Zinichev u hodh pas tij për ta shpëtuar dhe vdiq pasi u përplas me një shkëmb. Kameramani gjithashtu vdiq, shtoi Simonyan.
Zinichev ishte në Arktik për të mbikëqyrur stërvitjet në shkallë të gjerë, ku dhe vizitoi vendin e ndërtimit të një stacioni të ri zjarrfikës në Norilsk.
Para se të bëhej ministër, Zinichev kishte qenë zëvendësdrejtor i Shërbimit Federal të Sigurisë dhe ushtrues i detyrës së guvernatorit rajonal të Kaliningradit.
/a.r
Paska qenë, njeri dhe burrë i mirë.
I ndrittë shpirti….
Amin.