Muaji i hapur i vaksinimit gjatë Gushtit dhe ditët e para të Shtatorit kanë shtuar numrin e qytetarëve që janë imunizuar me vaksinat anti-Covid. Sipas specialistes së Institutit të Shëndetit Publik, Iria Preza, është një përqindje e konsiderueshme personash që i kanë marrë të dyja dozat.
Shumica e personelit shëndetësor dhe arsimtarëve janë imunizuar me vaksinën anti-Covid, ndërsa pjesa e mbetur duhet të vaksinohen me partjetër deri në fund të Shtatorit.
Shtatori është muaji i hapur i vaksinimeve, ndaj specialistët bëjnë thirrje për vaksinim, pasi në çdo pikë ka vaksina mjaftueshëm për të gjithë personat mbi 18 vjeç.
Në ditët në vijim pritet të mbërrijnë sërish vaksina të tjera anti-Covid, teksa deri më tani kanë mbërritur rreth 2 milionë doza në vendin tonë.
/a.r