Vala e re e COVID që ka përfshirë vendin tonë nuk ka kursyer as fëmijët, ndërsa është rritur numri i të miturve të infektuar me virusin. Gazetarja e ‘Report Tv’, Doris Sallaku bën me dije se në Pediatri në QSUT janë të shtruar 11 fëmijë, shumica prej të cilëve foshnje.
Ata kanë paraqitur komplikacione të ndryshme pas infektimit, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është në oksigjenoterapi apo në kujdesin intensiv.
I shtruar në Pediatri është edhe një fëmijë 2-vjeç afgan, i cili rezultoi pozitiv me COVID, bashkë me familjen, pasi mbërritën në vendin tonë. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve prej disa ditësh.
Prej javësh tashmë, vendi ynë ka regjistruar një rritje të ndjeshme të rasteve me COVID, kjo për shkak të variantit Delta që ka një shkallë shumë të lartë infektueshmërie. Në 24 orët e fundit në vend u raportua për 740 raste të reja infeksioni dhe 4 viktima.
g.kosovari