Skuadrat e mëdha të Europës kanë arritur fitore bindëse në kualifikueset e Katar 2022. Holanda shpartalloi 6-1 rivalen direkte në grup Turqinë.
Që në sekondat e para tulipanët zhbllokuan sfidën me Klassenn teksa në pjesën e parë Depay ishte i pandalshëm duke shënuar tripletë. Në fund të pjesës së parë turqit ngelën me 10 lojtarë ndërsa në pjesën e dytë Holanda thelloi shifrat në 6-0. Në fund golin e nderit për miqtë e realizoi Under.
Franca u mjaftua me një fitore 2-0 ndaj Finlandës për t’u rikthyer tek trep pikët. Griezmann shënoi nga një gol për çdo pjesë.
Portugalia ka përfituar nga ndalesa e Serbisë në Irlandë duke fituar 0-3 në Azerbajxhan. Pavarësisht mungesës së Ronaldos, portugezët fituan pastër me golat e Bernardo Silva, Andre Sivla dhe Diogo Jota.
Në sfidat e tjera Skocia fitoi në transfertëne e Austrisë, Norvegjia shpartalloi 5-1 Gjibraltarin me Haaland që realzoi 3 gola, Kracia triumfoi 3-0 ndaj Slovenisë, Rusia 2-0 ndaj Maltës, Sllovakia 2-0 me Qipron kurse Danimarka shkatërroi 5-0 Izraelin duke vijuar kryesimin me 18 pikë në grupin e saj.
g.kosovari