Ish-Ministri i Shëndetësisë në Angli, Matt Hancock, i cili u përfshi në një skandal seksual me sekretaren e tij, ka mbajtur sot fjalimin e parë pas dorëheqjes nga detyra.
Ndërsa po mbante fjalën në Dhomën e Komuneve, ku po fliste me superlativa për kryeministrin Boris Johnson dhe reformën në kujdesin social, kolegët nuk i mbajtën dot të qeshurat dhe hilaritetin në sallë.
“Britanikët do të fitojnë dinjitetin me reformën e kujdesit social”, tha ministri i dorëhequr, ndërsa salla shpërtheu në të qeshura.
Hancock u detyrua të linte kabinetin në 26 qershor pas publikimit të pamjeve nga “The Sun” ku ai shfaqej duke shkëmbyer puthje të nxehta me sekretaren e tij gjatë periudhës së pandemisë.
/m.j