Dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur gjatë një proteste në Herat kundër talebanëve.
Lajmi është bërë i ditur nga një mjek për angjencinë AFP. Madje ai kërkoi që të ruhej anonimati i tij, nga frika se do të identifikohej dhe se ishte i trembur për hakmarrje nga talebanët.
“Kufomat u transportuan në spitalin lokal dhe të gjithë kanë plagë me armë zjarri,” -shton ai.
Protesta në fjalë erdhi fill pas prezantimit të qeverisë së re të përkohshëm të talebanëve.
Kujtojmë se kryeministër i ri i Afganistanit u zgjodh Mullah Mohammad Hasan Akhund.
/m.j