Qeveria spanjolle e Pedro Sánchez ofroi gushtin e kaluar për t’u bërë pritësi kryesor i refugjatëve nga Afganistani, por tani ajo është e angazhuar për të devijuar fluksin migrues që pritet për muajt e ardhshëm në vende të tjera.
Ekzekutivi është duke punuar në një plan të udhëhequr nga Spanja së bashku me Bashkimin Evropian, për instalimin e një kampi të madh refugjatësh në Kosovë. Spanja do të bashkëpunonte në menaxhimin dhe ndërtimin e saj.
Burimet diplomatike konfirmojnë se këto plane janë në tryezën e Moncloa dhe tashmë janë avancuar. Bëhet fjalë për një qendër të madhe pritjeje për refugjatët afganë, e ngjashme me atë të ndërtuar nga qeveria Sánchez në bazën ajrore Torrejón de Ardoz gushtin e kaluar. Instalimet ushtarake të Madridit shërbyen si një port hyrje për mijëra afganë që largoheshin nga Kabuli pas kthimit në pushtet të talebanëve.
Në këtë rast, territori me të cilin tashmë Brukseli dhe Spanja kanë filluar bisedimet është Kosova, një territor i panjohur si shtet nga Spanja dhe i krijuar kohët e fundit (2008). Vetëm 90 nga 193 vendet që përbëjnë Kombet e Bashkuara kanë njohur zyrtarisht sovranitetin e saj.
Tani për tani, Kosova ka miratuar pritjen e 2,500 të evakuuarve afganë për një vit. Por mund të ketë edhe disa mijëra të tjera në të ardhmen, të cilat do të qëndrojnë për një kohë në këtë territor dhe më vonë do të shpërndahen nga vendet e BE -së përmes një sistemi kuotash të panjohur akoma.
Kosova ende nuk e ka pranuar propozimin, edhe pse do ta mirëpresë: njohja e ardhshme si shtet nga Spanja mund të jetë në rrezik, një nga vendet e pakta të BE -së (me Rumaninë dhe Sllovakinë) që ende nuk e kanë bërë.
/m.j