Një djalë 13-vjeçar, egjiptiano-shqiptar është zhdukur prej datës 1 shtator pa lënë gjurmë nga banesa e tij në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se i mituri Amar është larguar nga shtepia, duke lënë një shënim për prindërit dhe nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij.
Ai është birësuar prej dy vitesh nga një familje shqiptare dhe bashkë me prindërit adoptues jetonte në kryeqytet. Familjarët kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e 13-vjeçarit.
Ai flet mesatarisht shqip dhe në momentin e largimit ka marrë me vete një çantë shpine, ndërsa ka pasur të veshur një bluzë me mëngë të shkurtra, pantallona të shkurtra dhe atlete sportive të zeza.
Familjarët kërkojnë që të gjithë ata që kanë informacion ose ndonjë të dhënë për 13-vjeçarin të telefonojnë në numrin 0674613741 ose t’u drejtohen policisë.
/m.j