Modelja e njohur Afroditi Barba, e cila u arrestua për trafik kokaine pretendon se është e pafajshme. 31-vjeçares iu gjetën 35 pako kokainë pas një kontrolli që policia bëri në makinën e saj në Athinë. Barba pretendon se pas kësaj qëndon ish burri i saj, sheiku arab Rashid Satz, me të cilin u martua në vitin 2016 dhe u divorcua një vit më vonë.
“Unë besoj se e gjithë kjo është e stisur. Dyshoj se është ish-burri im, me të cilin kam pasur shumë zënka ndër vite. Ai nuk e pranon ndarjen dhe mendon se unë gjithmonë do të jem pronë e tij.”, tha modelja. “Besoj se arsyeja pse donte të hakmerrej ndaj meje është fakti që fola për marrëdhënien tonë dhe sjelljen e tij në televizion.
Veprimi i tij kundër meje u shkaktua nga fakti se ai ndihej i dobët duke qenë në spital dhe me egoizmin e tij nuk mund të duronte të më shihte me dikë tjetër në Mykonos.“, ka shtuar ajo duke hedhur më tej dyshime se kontrolli policor nuk ka qenë i rastësishëm.
“Nuk e di nëse kontrolli ishte i rastësishëm. Policia fillimisht ishte e parkuar në rrugën Antheon, në një rrugë anësore dhe kur më panë që po kaloja para tyre dhe unë ndalova në dritën e kuqe, u nisa dhe më ndoqën kur kalova Vouliagmenis dhe hyra në Lambraki. Me fjalë të tjera, policët që më kontrolluan nuk ishin në pikën që zakonisht është një bllokadë e policisë ”, ka thënë modelja.
/a.r