Pas dorëheqjes nga mandatit i deputetit, Mark Marku ka kritikuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për mënyrën se si po e drejton PD.
Në emisionin “Opinion” Marku tha se Basha nuk e sjell PD në qeveri nëse nuk ndryshon, teksa thekson se qëllimi kryesor i kryedemokratit është të mbaj nën kontroll partinë.
Marku thekson se Basha nuk reagon për të forcuar PD, duke thënë se shoqëria shqiptare nuk mund të pres kren e demokratëve për ndryshim.
Fevziu: Çfarë mendimi keni ju për Lulzim Bashën?
Marku: Si lider politik, në fakt duhet të gjykoj pak djali i mirë apo djalë i keq. Basha është modeli i ri në politikë. Ai ka tentuar të drejtojë një parti berishiste, nuk e them në kuptimin negativ. Ai ka tentuar të bëj liderin e moderuar një parti e cila ka qenë në një formacion krejt tjetër për shkak se Berisha ka dhënë një formë të tillë.
Fevziu: E sjell Basha PD-në në qeveri?
Marku: Nëse ndryshon e sjell. Një nga arsyet që dhashë arsyet është se unë nuk shikoj shenja dhe në momentin që nuk merr asnjë reagim mendon se është kot. Mendoj se qëllimi kryesor Bashës është të kontrolloj partinë. Ai mund të rrijë në krye se ka durim se është natyrë e tillë, por shoqëria nuk ka më hapësirë kohore për të pritur.
Fevziu: Cili ishte reagimi i kolegëve të tjerë?
Marku: Dy gjëra që më kanë bërë përshtypje. E para kritika quhet si akt heroik, une e quaj si një akt të zakonshëm. Më thonë bravo se ti je trim, unë nuk e mbaj veten për trim. E dyta të thonë shumë mirë, më kanë dërguar mesazhe, por kishin hall se mos unë iu nxjerr mesazhet dhe telefononin në telefon në Whats app. Nga ana tjetër i thonë dhe liderit dhe strukturave të njëjtat gjëra.
g.kosovari