Flakët që shkrumbuan një stallë pranë “Urës me Harqe” në Pllanë të Lezhës, tashmë janë përhapur në një sipërfaqe të madhe në mal.
Prej orësh vijojnë të digjen pisha ndërsa era e fortë po ndihmon në përshkallëzimin e zjarrit.
Gazetari Elidon Ndreka ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen flakët gjigande. Në vend ndodhen forcat e zjarrfikëses, por terreni i thyer malor e bën te pa mundur ndërhyrjen. BW