Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar telefonatë me sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken me të cilin ka biseduar për pranimin e afganëve, duke shtuar se do t’iu ofrojë ambient të sigurt.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Kurti në një shkrim në “Twitter”. Kryeministri shkruan se aleanca mes Kosovës dhe Amerikës, është e palëkundur.
“Vlerësimi për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, shkroi Kurti.
Rresh 700 afganë të cilët u avakuan nga vendi i tyre pasi talebanët morën pushtetin, janë strehuar në Kosovë. Ishte ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i cili bëri të ditur se deri më tani në Kosovë janë strehuar përkohësisht 683 shtetas afganë. Kosova ka marrë përsipër që t’i pranojë edhe qindra afganë të tjerë.
/b.h