Me ardhjen e shtatorit, Monika Kryemadhi ka “rimarrë” detyrën e kryetares së LSI-së, duke përçuar një mesazh urimi për partinë e themeluar sot e 17 vite më parë. Kryemadhi është treguar e “kursyer” në urimin e saj, me 3 rreshta, për partinë e themeluar nga bashkëshorti i saj, Ilir Meta, sot presidenti i vendit. Urimi i saj i drejtohet të rinjve dhe të rejave.
“Gëzuar ditën e LSI. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson. Misioni vazhdon”, shkruan Kryemadhi.
Sot LSI është force politike në opozitë pasi në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 mori 4 mandate.
Ajo u krijua në 6 shtator 2004. Kryetar LSI-së që nga themelimi ishte Ilir Meta por me zgjedhjen e këtij të fundit si Presidenti i Shqipërisë në krye të partisë ne prill 2017 u zgjodh Petrit Vasili. Pas rezultateve të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, pas dorëheqjes së kryetarit Petrit Vasili, i cili propozoi ndryshim të kryesisë së partisë, duke propozuar si kryetare Monika Kryemadhi.
g.kosovari