Teksa sot data e “Shenjtërimit të Nënë Terezës”, është një ditë pushimi për shumë punonjës por edhe për politikën, vetë deputeti Erion Braçe ka reaguar në mënyrë kritike.
Ai ka shprehur irritimin e tij në rrjetet sociale kundër atyre politikanëve që këtë ditë pushimi sipas Braçes e kalojnë në jug në resorte të shtrenjta .
Braçe shkruan se “nëse Nënë Tereza do e dinte që shenjtërimi i saj do ishte pushim, nuk do të shenjtërohej”.
“Ta dinte Nënë Tereza që shënjtërimi i saj, do ishte ditë pushimi për shtetin e që shërbyesit publik të zyrave do shëlleheshin në Palasë tek Nazuri, në Jalë tek Cmenduria, në Hamallë te Dallga, në gjirin e Lalëzit te 7 fshatrat e Lurës apo në sarajet e çdo oligarku, do vijonte të shërbente kudo për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si shenjtë! Me këmbë në tokë! Mirëmëngjes e punë të mbare të gjithë atyre që punojnë sot, nga pastruesit e deri tek infermiere e mjekë në qendrat shendetësore e spitale”, shkruan Braçe.
g.kosovari