Nga Artur Ajazi
Rasti me ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, më kujton një titull filmi nga koha e diktaturës “Kur hidheshin themelet”. Ai vërtetë është kthyer në një problem të madh mes Lulzim Bashës dhe një pjese fanatike e cila e mbron me pathos ish-kryetarin e shpalur “non-grata”. Data 10 Shtator po afron, dhe tik-taku i akrepave të orës së “prishur” të Bashës, paralajmëron dyzimin e reagimit të tij politik. “Ta djeg, mos ta djeg, ta përzë, mos ta përzë”, dhe shumë të tjera, janë disa prej dilemave dhe shqetësimeve të cilat ai nuk ka vendosur akoma ti firmosë.
Para disa muajsh Lulzim Basha deklaroi se “ne partitë e djathta nuk e kemi traditë, të vrasim babain politik”. Por në fakt kjo veçori është themelore tek partitë ekstremisht të majta. Kujtojmë këtu fatin e shumë diktatorëve, që derisa ishin gjallë, askush nuk u preku fijen e flokut. Megjithatë, Shtatori hyri, dhe data 10 po afron, ndaj Lulzimi po “lufton” me pagjumësinë e pazakontë, “ta përzë apo jo babain politik”. Në Partinë Demokratike dihet tanimë se është ndezur lufta e hapur mes berishistëve dhe gjoja “antiberishistëve”. Lufta mes atyre që nuk duam ta përzënë Berishën, të cilët e shohin akoma si “baba politik”, dhe atyre që nuk duan të zënë belanë me SHBA. Vota për largimin ose jo të Sali Berishës, mbetet gjithashtu një problem edhe brënda vetë grupimit parlamentar të Partisë Demokratike.
Në qoftëse ka sot një problem krejtësisht të madh nga ana e Lulzim Bashës brënda partisë, ai mbetet problemi Berishës. Dosja dhe arkiva që Berisha u ka jo vetëm Lulzimit por edhe shumicës së atyre që mund ta votojnë për përjashtim atë nga grupi parlamentar, është një “armë” e fuqishme që ish-kryetari dhe ish-kryeministri i shpallur “non-grata”, e tund gjithmonë kur ata rrebelohen ndaj tij. Këtë ka bërë gjithmonë Berisha, edhe kur ishte president, edhe kur ka qenë kryeministër, duke u arkivuar dosje skandalesh bashkëpunëtorëve, për ti përdorur ato një ditë të bukur. Ai është kthyer në “kullë bari” në Partinë Demokratike, brënda së cilës gjenden “thesare dhe relike” për shumicën e atyre që ai deri dje ka patur bashkëpunëtorë, mes të cilëve nuk mungon edhe emri i Lulzim Bashës. Si mund ta “djegë” Lulzimi “kullën e barit” (Sali Berishën) kur dihet se ai e ka shpëtuar nga dhjetra skandale, nga dhjetra akuza dhe denoncime duke nisur nga Rruga e Kombit me 230 milion euro dëme, nga 21 Janari, nga skandali aneksimit të detit Greqisë, e ka mbajtur me pahir falë influencës tij kryetar partie, dhe ka flakur jashtë saj cilin ka dashur zoti Basha.
Por nuk mbaron këtu. Berisha ka një mal me dosje për çdo ish-ministër apo “ithtar” që është “pro” largimit të tij nga Partia Demokratike dhe Parlamenti. Ai sot është një “kullë e vërtetë bari”, nga e cila mund të “digjen” Basha dhe shumica e atyre që mund të përkrahin atë në rast, të ndonjë vendimi proamerikan.Gjithsesi,deri të premten e 10 Shtatorit, mbetet akoma kohë e mjaftueshme, që Lulzim Basha të marrë një vendim, të bëhet njëherë burrë, dhe ta ndajë mëndjen, me Sali Berishën apo Departamentin Amerikan të Shtetit……..
Luli do shkoj mbas Saliut non grata