Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e ndodhur të shtunën në fshatin Çerem, në Tropojë.
Mësohet se një konflikt i çastit mes dy bashkëfshatarëve ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit, me pasojë vdekjen e 50-vjeçarit Isat Goci (në foto).
Viktima kishte shkuar në banesën e zjarrfikësit Astrit Ismajlisufaj, ku fillimisht është përballur me nënën e tij, të cilën e ka shtyrë me dhunë në tentativë për të hyrë brenda banesës.
Pasi ka dalë në oborr dhe ka parë nënën të shtrirë në tokë, zjarrfikësi Astrit Ismajlisufaj i ka kërkuar Gocit që të largohet, por ky i fundit vijonte të kërkonte llogari për sherrin e nisur më herët.
Në konflikt e sipër, Astrit Ismajlisufaj ka nxjerrë armën pistoletë duke e plagosur në këmbë 50-vjeçarin. Fatkeqësisht Goci nuk ka arritur t’i mbijetojë plagës së marrë dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital. Autori i vrasjes është vetëdorëzuar, ndërsa policia ka sekuestruar edhe armën e krimit.
/b.h