Shqiptarët sërish protagonistë të skenave brutale. Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Bolzanos në Itali pasi akuzohet se për arsye xhelozie, ka torturuar të shoqen në shtëpinë e tyre.
Mediat italiane bëjnë me dije se episodi daton 10 ditë më parë, kohë kur shqiptari e ka lidhur gruan në karrige dhe e ka torturuar për dy orë me një thikë në dorë të cilën ia ka drejtuar disa herë në gjoks. Ai nuk e ka qëlluar, megjithatë ka lënë shenja në lëkurë e saj.
Pasi gjendja e saj u përkeqësua, shqiptari e ka dërguar gruan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ajo u tha mjekëve se ishte dëmtuar pasi kishte rënë nga biçikleta.
Policia dyshoi në variantin e gruas dhe menjëherë nisën hetimet. Ajo i rrëfeu grupit hetimor se ishte keqtrajtuar nga i shoqi.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij. Megjithatë ai ka mohuar gjithçka, duke deklaruar se ajo ka shpikur çdo gjë nën efektin e lëndëve narkotike.
/b.h