Nuk ka më falje për ata që drejtojnë automjetet në gjendje të dehur apo nën efektin e lëndeve narkotike.
Vetëm për periudhën qeshor-korrik-gusht në Tiranë dhe në rrethe janë prangosur rreth 500 persona, të cilët kanë rezultuar se kanë konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli ose lëndë narkotike .
Por krahas arrestimeve nga blutë, alkolistët janë lënë në burg edhe nga gjykata.
Avokati, Enea Cenko, thotë për Rtv Ora se ndryshe nga më parë, gjatë periudhës së kesaj vere gjykatat janë treguar më agresive duke lënë në burg të arrestuarit e Policisë Rrugore.
“U bëj thirrje drejtuesve të mjeteve kujdes, kujdes, kujdes, sepse organi i akuzës ka pasur raste të ndryshme dhe në të shumtën e rasteve janë dhënë masa arrestim me burg për disa ditë, burgu me afat, dhe arrest shtëpie.”
/m.j