Ish-nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i cili dha dorëheqje nga të gjitha funksionet drejtuese në atë parti, është pyetur ditën e sotme në një intervistë nëse do t’i bashkohet Partisë Socialiste.
Rama nuk dha një përgjigje konkrete, por tha se PS është shtëpia e tij dhe nuk ka pse t’i japë llogari askujt për raportet e tij me Partinë Socialiste.
“Kam qenë delegati më i ri në atë sallë, kam punuar në gazetën e PS. Kam qenë Sekretar, ministër në tre qeveri, PS është shtëpia ime e lindjes dhe nuk kam asnjë arsye as ti marr ndokujt leje apo të pyes se çfarë do të bëj në raportin tim me PS.
E kam thënë, e kam thënë edhe publikisht në LSI, jam socialist në bindje, formim e kam për nder edhe atë që tha kryeministër, të jem zëdhënës dhe mbrojtës i idealeve të luftës. Nuk më stigmatizon mua, s’më bën të ndihem keq ironia e dikujt”, tha Luan Rama në “Kjo Javë”.
/m.j