Një ditë pasi sulmoi disa kamionë me naftë që po i drejtoheshin territorit turk, Rusia ka publikuar një tjetër video që sipas këtij shtetit vërteton se Shteti Islamik ISIS bashkëpunon me Turqinë për kontrabandën e naftës.
Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi pamje të autoboteve
me naftë, që udhëtojnë nga territoret e pushtuara nga ISIS në Siri, me destinacion Turqinë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse, Sergej Rudskoy tha se kamionët e naftës vazhdojnë të kalojnë lehtësisht kufirin sirianoturk.
“Fotot dhe pamjet që ne kemi publikuar konfirmojnë ato që kemi thënë për rrugët e kontrabandës së naftës të prodhuar në mënyrë të paligjshme nga ISIS.” – tha Rudskoy.