Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Shkodrës. Sipas “BalkanWeb” se ka mbetur i plagosur shtetasi Nikolin Hupa, rreth 54 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkollës Pyjore, ku zona është rrethuar nga policia.
Mësohet se 54-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa nuk dihen ende arsyet e plagosjes.
g.kosovari