Talebanët kanë sulmuar luginën e Panjshir në veri të Kabulit, ku nga shkëmbimet e zjarreve, kanë vdekur qindra luftëtarë.
Shumë prej mediave afgane, kanë shpallur fitoren e talebanëve mbi luginën e “pamposhtur”, por një gjë e tillë është mohuar nga ana e gjeneralëve ushtarakë të kësaj zone.
“Ata u mposhtën dhe Panjshir është tashmë nën kontrollin tonë” – thotë një komandant taleban.
Por këto pretendime nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht. Më herët, një zëdhënës i Forcave së Rezistencës Kombëtare në luginën Panjshir deklaroi të kundërtën.
Madje një prej drejtuesve të këtij grupimi rebel, Amrullah Saleh ka publikuar një video në rrjetin e tij social Twitter sipas të cilit vërteton se ai është ende në luginën Panjshir.
“Nuk ka dyshim që jemi në një situatë të vështirë. Talebanët po mundohen të na pushtojnë. Shumë luftëtarë talebanë dhe shumë prej forcave tona kanë humbur jetën.
Por unë i siguroj qytetarëve se ne nuk jemi larguar nga Afganistani. Nuk do dorëzohemi” – është shprehur Saleh.
/m.j
A video message sent to us @BBCWorld from one of the leaders of the anti-Taliban resistance, fmr VP @AmrullahSaleh2 who says they’re under attack from terrorists and points the finger of blame at Pakistan. Pakistan of course deny they support Taliban forces #Panjshir #Afghanistan pic.twitter.com/w3e6GnrRXi
— Yalda Hakim (@BBCYaldaHakim) September 3, 2021