Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e djeshme prezantoi kabinetin e ri qeveritar, ku krahas ri-konfirmimeve të “xhaketave të vjetra” pati dhe prurje të reja.
Pjesa kryesore, e cila menjëherë bie në sy është fakti se z. Rama ka zgjedhur t’u besojë grave ministritë kyçe.
Nga 15 ministri që janë në total, 12 prej tyre janë gra, zgjedhje kjo që tregon se Rama ka në fokus fuqizimin e gruas.
Në një përllogaritje të bërë nga Euronews Albania rezulton se mosha mesatare e qeverisë “Rama 3” është 45.5 vjeç.
Ekipi i plotë kryeministrit Rama:
Arben Ahmetaj– Zv.kryeministër
Ulsi Manja, kryetari i Komisionit të Ligjeve ka marrë postin e ministrit të Drejtësisë.
Delina Ibrahimi– Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Ogerta Manastirliu– Ministër i Shëndetësisë
Bledi Çuçi– Ministër i Brendshëm
Belinda Balluku– Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës
Olta Xhaçka– Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
Mirela Kumbaro– Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Evis Kushi– Ministër i Arsimit dhe Sportit
Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes
Frida Krifca– Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Elva Margariti – Ministër i Kulturës
Milva Ikonomi – Ministër Shteti Për Standardet dhe Shërbimet
Elisa Spiropali– Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Bora Muzhaqi– Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Edona Bilali– Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
/m.j