Nga Ylli Pata
Dje ishte më frenetik diskutimi për qeverinë e tretë të Edi Ramës. Sot sikur është zbehur disi debati e polemika për qeverinë e re. Gjithsesi, ja vlen që të japim një panoramë më të plotë të qeverive që kanë drejtuar vendin që nga viti 1992. E që sot mjaft njerëz, sidomos të afërm të qeveritarëve të atyre kohërave, sot i cilësojnë si “kabinete xhevahire të nivelit të lartë”.
Qeveritë, më shumë se nga përbërja, janë njohur për veprat që ata kanë lënë në historinë e tyre. Por ku është një debat i gjatë, që natyrisht më shumë se një kronikë, duhet gjykimi i ftohtë i historisë në bazë të veprave të tyre. Por ja vlen që të bëhet një freskim i kabineteve që kanë qeverisur Shqipërinë që nga viti 1992.
E nuk është se kanë munguar emrat e njohur; akademikët: Aleksandër Meksi, arkeolog i njohur, Dhimitër Anagnosti-Felini shqiptar i kinematografisë, Teodor Laço, shkrimtari i njohur, Neritan Ceka, arkeologu i njohur shqiptar, fizikani Kastriot Islami, i ndjeri Sabit Brokaj, një nga mjekët kardiologë më të mirë të vendit, shkencëtari mikrobiolog, Et’hem Ruka, profesorët Rexhep Uka, Bamir Topi, e mjaft të tjerë.
Emra që ishin realisht autoritete në katedra e shkencë. Por a lanë ata një emër apo vepër të rëndësishme si ministra? Ka shumë intepretime për këtë, dikush thotë shumë, dikush pak, e dikush pak fare e të tjerët nihilistë, megjithatë ja vlen që njerëzit të dijnë përbërjen e të bëjnë vetë një krahasim, analizë, në bazë edhe të veprave që janë kryer.
Por jo gjithmonë gjithçka ka qenë në dorë të ministrave, madje në raste të veçanta edhe të kryeministrave. Kështu për shembull gjatë periudhës 1992-1997, qeveria e Aleksandër Meksit nuk se ka qenë sovrane, pasi njeriu më i rëndësishëm që qeveriste vendin ishte Sali Berisha.
Pas vitit 1997, posti i kryeministrit, me Fatos Nanon që ishte kryetar i PS-së mori më shumë fuqi, për të arritur në vitin 2008, kur kryeministri mori edhe më shumë fuqi. Megjithatë, duke parë emrat njerëzit mund të arrijnë më mirë përfundimet apo gjykimet e tyre….
Dy kabinetet e Aleksandër Meksit
“Meksi 1”
Aleksandër Meksi – Kryeministër
Bashkim Kopliku – zv.kryeministër dhe min. Rendit Publik
Rexhep Uka – zv.kryeministër dhe ministër i Bujqësisë
Vullnet Admi – sek. Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave
Genc Ruli – ministër i Ekonomisë dhe Financave
Alfred Serreqi – ministër i Punëve të Jashtme
Kudret Çela – ministër i Drejtësisë
Artan Hoxha – ministër i Tregtisë dhe Bashkëpunimit me Jashtë
Abdyl Xhaja – min. Industrisë, Burim. Minierave e Energjetike
Safet Xhulali – ministër i Mbrojtjes
Fatos Bitincka – min. Transporteve dhe Komunikacioneve
Ilir Manushi – min. Ndërtimit, Strehimit e Rreg. të Territorit
Tritan Shehu – ministër i Shëndetësisë dhe Mjedisit
Ylli Vejsiu – ministër i Arsimit
Dhimitër Anagnosti – min. Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Osman Shehu – ministër i Turizmit
Dashamir Shehi – ministër i Punës
Maksim Konomi – kryetar i Kom. Shkencës e Teknikës
Blerim Çela – kryetar i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit
Agron Musaraj – ministër i Rendit Publik
Petrit Kalakula – ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit
Eduard Ypi – kryetar i Kom. të ish-të Përndjekurve Politikë
Rexhep Uka – min. pa portofol për pushtetin vendor
Qeveria II e Aleksandër Meksit
(11 korrik 1996 – 1 mars 1997)
Aleksandër Meksi – Kryeministër
Tritan Shehu – zv.kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme
Arian Madhi – sekretar i Përgjithshëm (PR)
Halit Shamata – ministër i Brendshëm
Ridvan Bode – ministër i Financave
Safet Zhulali – ministër i Mbrojtjes
Kristofor Peçi – ministër i Drejtësisë
Suzana Panariti – min. Industrisë, Transportit dhe Tregtisë
Abdyl Xhaja – min. Industrisë, Burim. Minierave e Energjetikës
Albert Brojka – min. Punëve Publike, Rregull Teritorit e Turizmit
Maksim Cikuli – ministër i Shëndetësisë dhe Mjedisit
Bamir Topi – ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit
Edmond Lulja – ministër i Arsimit dhe Sporteve
Besnik Gjongecaj – min. Arsimit të Lartë e Kërkim. Shkencore
Teodor Laço – ministër i Kulturës, Rinisë dhe Gruas (PBSD)
Arlinda Keçi – ministre e Punës dhe e Çështjeve Sociale
Dylber Vrioni – ministër i Privatizimit
Hasan Halili – ministër pa portofol
Selim Belortaja – sekretar shteti në Min. Punëve të Jashtme
Robert Çeku – sekretar shteti në Ministrinë e Punëve Publike
Njazi Kosovrasti – sekretar shteti në Ministrinë e Brendshme
Leonard Demi – sekretar shteti në Ministrinë e Mbrojtjes
Arben Babameto – sekretar shteti në Ministrinë e Industrisë
Sokol Bejleri – sekretar shteti në Ministrinë e Industrisë
Marjeta Pronjari – sek. shteti për Min. e Arsimit dhe Sporteve
Roza Pati – sek. shteti në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Gruas
Dy kabinetet e Fatos Nanos
Fatos Nano – Kryeministër
Bashkim Fino – zëvendëskryeministër
Kastriot Islami – ministër Shteti
Neritan Ceka – ministër i Brendshëm
Sabit Brokaj – ministër i Mbrojtjes
Paskal Milo – ministër i Punëve të Jashtme
Thimio Kondi – ministër i Drejtësisë
Arben Malaj – ministër i Financave
Ylli Bufi – ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit
Elmaz Sherifi – ministër i Punës dhe e Çështjeve Sociale
Lufter Xhuveli – ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit
Shaqir Vukaj – ministër i Tregtisë dhe Turizmit
Gaqo Apostoli – min. Punëve Publike dhe Transporteve
Ethem Ruka – ministër i Arsimit dhe Shkencës
Arta Dade – ministre e Kulturës, Rinisë dhe sporteve
Leonard Solis – ministër i Shëndetësisë dhe Mjedisit
Arben Imami – ministër shteti për reformën legjislative dhe marrëdhëniet me Kuvendin Popullor
Ermelinda Meksi – min. shteti për Zhvillimin e Bashk. Ekonomik
Maqo Lakrori – sekretar shteti për Integrimin Euroatlantik
Perikli Teta – sekretar shteti për politikën e Mbrojtjes
Ndre Legisi – sekretar shteti në Ministrinë e Brendshme
Lush Përpali – sekretar shteti për Pushtetin Vendor
“Nano 2′
Fatos Nano – Kryeministër
Namik Dokle – zëvendëskryeministër
Igli Toska – ministër i Rendit Publik
Pandeli Majko – ministër i Mbrojtjes
Kastriot Islami – ministër i Punëve të Jashtme
Arben Malaj – ministër i Financave
Anastas Angjeli – ministër i Ekonomisë
Bashkim Fino – ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit
Fatmir Xhafaj – ministër i Drejtësisë
Viktor Doda – ministër i Industrisë dhe Energjetikës
Spartak Poçi – min.Transporteve dhe Telekomunikacionit
Blendi Klosi – ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Agron Duka – ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit
Leonard Solis – ministër i Shëndetësisë
Luan Memushi – ministër i Arsimit
Engjëll Bejtaj – ministër i Punës dhe e Çështjeve Sociale
Ethem Ruka – ministër i Mjedisit
Ben Blushi – ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
Ermelinda Meksi – ministre e Integrimit Euroatlantik
Marko Bello – ministër Shteti për Koordinimin
Qeveria e Pandeli Majkos
Pandeli Majko – kryeministër
Ilir Meta – zëvendëskryeministër dhe ministër i koordinimit qeverita
Paskal Milo – ministër i Jashtëm
Anastas Angjeli – ministër i Financave
Petro Koçi (Spartak Poçi, 19 maj 1999) – ministër i Rendit Publik
Luan Hajdaraga – ministër i Mbrojtjes
Thimio Kondi ( Ilir Panda, 4 qershor 1999) – ministër i Drejtësisë
Ylli Bufi – ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit
Lufter Xhuveli – ministër i Bujqësisë
Ingrid Shuli – ministër i Punëve Publike dhe Transporteve
Arben Demeti – ministër i Pushtetit Vendor
Et’hem Ruka – ministër i Arsimit
Leonard Solis – ministër i Shëndetësisë
Edi Rama – ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Arben Imami – minister i reformave institucionale
Ermelinda Meksi – ministre e Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë
Kadri Rrapi – ministër i Punës dhe e Çështjeve Sociale
Musa Ulqini – ministër i Informacionit
Maqo Lakrori – sekretar shteti për Integrimin Euroatlantik
Qeveria e parë e Ilir Metës
Ilir Meta – kryeministër
Makbule Çeço – zëvendëskryeministre dhe ministre e Punës dhe e Çështjeve Sociale
Paskal Milo – ministër i Jashtëm
Anastas Angjeli – ministër i Financave
Spartak Poçi (Ilir Gjoni 9 nëntor 2000) – ministër i Rendit Publik
Luan Hajdaraga (ilir Gjoni , 8 korrik 2000) , (Ismail Lleshi , 9 nëntor 2000) – ministër i Mbrojtjes
Zef Preçi (Mustafa Muçi, 14 janar 2000) – ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit
Ermelinda Meksi – ministre e Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë
Ilir Panda (Arben Imami, 8 korrik 2000) – ministër i Drejtësisë
Arben Demeti (Ilir Zela, 8 2000) (Spartak Poçi, 9 nëntor 2000) – ministër i Punëve Publike
Ingrid Shuli (Sokol Nako, 20 maj 2000) (Viktor Doda, 20 prill 2001) – ministre e Transportit
Bashkim Fino – minstër i Pushtetit Vendor
Lufter Xhuveli – ministër i Bujqësisë
Et’hem Ruka – ministër i Arsimit
Leonard Solis – ministër i Shëndetësisë
Edi Rama (Esmeralda Uruçi, 26 tetor 2000– ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Preç Zogaj (Ilir Zela, 15 janar 2000), (Ndre Legisi, 8 korrik 2000) – ministër Shteti pranë Kryeministrit
Qeveria e dytë e Ilir Metës
Ilir Meta – kryeministër
Skënder Gjinushi – zëvendëskryeministër dhe ministër i Punës dhe e Çështjeve Sociale
Arta Dade – ministre i Jashtme
Anastas Angjeli – ministër i Financave
Ilir Gjoni – ministër i Rendit Publik
Pandeli Majko – ministër i Mbrojtjes
Mustafa Muçi – ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit
Ermelinda Meksi – ministre e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë
Sokol Nako – ministër i Drejtësisë
Bashkim Fino – ministër i Punëve Publike dhe Turizmit
Maqo Lakrori – ministër i Transportit
Ben Blushi – ministër i Arsimit dhe Shkencës
Agron Duka – ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit
Luan Rama – ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Gjergj Koja – ministër i Shëndetësisë
Arben Imami – minstër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
Et’hem Ruka – ministër i Mjedisit
Paskal Milo – ministër shteti për integrimin europian
Dritan Prifti – ministër shteti për energjetikën
Ndre Legisi – ministër shteti pranë kryeministrit
Niko Kacalidha – ministër shteti për minoritetet
Qeveria e parë e Sali Berishës
Sali Berisha – kryeministër
Ilir Rusmaili – zëvendëskryeministër
Besnik Mustafaj – ministër i Punëve të Jashtme
Arenca Trashani – ministre e Integrimit
Sokol Olldashi – ministër i Brendshëm
Fatmir Mediu – ministër i Mbrotjes
Ridvan Bode – ministër i Financave
Genc Ruli – ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
Aldo Bumçi – ministër i Drejtësisë
Lulzim Basha – ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Genc Pollo – ministër i Arsimit dhe Shkencës
Maksim Cikuli – ministër i Shëndetësisë
Koço Barka – ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Jemin Gjana – ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Bujar Leskaj – ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Lufter Xhuveli – ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave
Qeveria e dytë e Sali Berishës
Sali Berisha – Kryeministër
Ilir Meta- Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër
Majlinda Bregu – Ministre e Integrimit
Lulzim Basha – Ministër i Brendshëm
Arben Imami – Ministër i Mbrojtjes
Bujar Nishani – Ministër i Drejtësisë
Ridvan Bode – Ministër i Financave
Petrit Vasili – Ministër i Shëndetësisë
Dritan Prifti – Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
Myqerem Tafaj – Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Sokol Olldashi – Ministër i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit
Fatmir Mediu – Ministër i Mjedisit
Ferdinand Xhaferri – Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Genc Ruli – Ministër i Bujqësisë
Spiro Ksera – Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Genc Pollo – Ministër Shteti