Facebook ka deklaruar se ka ndihmuar 175 njerëz të largohen nga Afganistani pas pushtimit të vendit nga talibanët. Ky është një informacion i paraqitur nga gjigandi i rrjeteve sociale për “BBC”.
Gjithashtu, kompania tha se disa nga anëtarët e stafit i janë drejtuar kryeqytetit meksikan.Qeveria meksikane deklaroi se në të ndodheshin aktivistë dhe gazetarë të pavarur së bashku me familjet e tyre, përfshirë 75 fëmijë.
Kompani ndërkombëtare dhe organizata kanë vazhduar me tërheqjen e tyre nga Afganistani.
“Në procesin e ndihmesës ndaj punonjësve dhe partnerëve të afërt të Facebook për t’u larguar nga Afganistani, iu bashkuam një përpjekjeje për të ndihmuar një grup gazetarësh dhe familjet e tyre, të cilat ndodheshin në rrezik të madh. Falë ndihmës së qeverisë meksikane dhe mbështetjes së Emirateve të Bashkuara Arabe që ndihmoi me fluturimin e parë, gazetarët janë mirëpritur në Meksikë”, tha një zëëdhënës i Facebook.
Kompania ka refuzuar të japë detaje të tjera për situatën aktuale të saj në Afganistan.
g.kosovari