Kryeministri Edi Rama është pyetur në emisionin “Opinion” këtë të enjte se pse zgjodhi në krye të ministrisë së Drejtësisë Ulsi Manjën, emri i të cilit është përmendur në përgjime e dosjes së Dibrës.
Rama tha Manja është figurë me integritet dhe profesionist i cili gëzon respekt brenda selisë rozë dhe më gjerë. Ai u shpreh ndër të tjera se edhe emri i vetë kryeministrit ka dalë në përgjime, por kjo nuk do të thotë se duhet të japë dorëheqjen.
“Ulsi Manja është figurë me integritet, është një profesionist dhe kontributor në Kuvend si deputet dhe pastaj si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe gëzon respekt në të gjithë PS dhe më gjerë se kaq. Dhe Ulsi Manja do jetë Ministër i Drejtësisë. Ka dalë në një përgjim, për çfarë, dhe pse? Duke folur në telefon?”, tha Rama.
g.kosovari